Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Ilijana Canova bëhet Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme për Buxhetin në KE

Ilijana Canova
Foto: BGNES

Bullgarja Ilijana Canova u emërua Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Komisionit Evropian të Komisionit Evropian për Buxhetin. Këtë e njoftoi Nënkryetari i Komisionit Margaritis Schinas.

Nga 1 shtatori, Canova do të përgjigjet për lëshimin dhe amarrjen e huave dhe për aktivitete veprimtari të tjera financiare të drejtorisë së buxhetit. Ajo ka një përvojë 20 vjeçare në zhvillimin ndërkombëtar dhe investimet bankare, në menaxhim, si dhe aftësi të shkëlqyera negociuese, gjë që e bën atë shumë të përshtatshëm për të punuar me fondet e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas pandemisë, theksojnë nga Komisioni.

Ilijana Canova ishte dy herë Zëvendës Kryeministre e përkohshme e Bullgarisë – si pjesë e qeverive të Kryeministrit Marin Rajkov në vitin 2013 dhe të Kryeministrit Georgi Bliznashki në vitin 2017. Herën e parë Canova ishte edhe Ministre e Menaxhimit të Fondeve Evropiane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 dhjetorin

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..

botuar më 24-12-16 7.35.MD

GERB-SDS dhe DB diskutuan mundësitë për një qeveri me një profil anti-korrupsion dhe pro-evropian

Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë..

botuar më 24-12-16 6.09.MD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria riafirmoi qëndrimin e saj për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio..

botuar më 24-12-16 5.28.MD