Bullgaria mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën me një dhurim prej 150 000 vaksinash, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov në një konferencë shtypi. “Nevojat tona janë përmbushur plotësisht, nuk ka asnjë arsye për të menduar se mund të jemi në deficit deri në fund të vitit”, tha Dr. Kacarov. Ai theksoi se pjesa kryesore do të jenë vaksinat nga Astra Zeneca. Leja për dhurimin pritet nga Komisioni Evropian dhe prodhuesi.
Vaksinimi është mënyra e vetme për të shmangur shpërthimet e mëtejshme të koronavirusit, tha Kacarov, duke shtuar se ai kaloi rëndë sëmundjen dhe ende nuk është i vaksinuar, por është i vendosur se do të imunizohet.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..