Instituti Kombëtar i Sigurimeve ka vendosur që nga 1 korriku i këtij viti, pensionet e dhëna deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar të azhurnohen me 5%. Pensioni social i pleqërisë gjithashtu do të rritet me 5% dhe do të jetë 148 leva / 76 euro /.
Rritja është me sugjerim të Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Gëllëb Donev, megjithëse formula në ligj parashikon një rritje prej 4.8%.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..