Një numër rekord pjesëmarrësish do të konkurrojnë në TV garën "Balkan Offroad Cup Varna 4x4", e cila zhvillohet nga sot deri në 6 qershor.
Gjashtëdhjetë ekuipazhe nga Italia, Greqia, Rumania, Kazakistani dhe Turqia do të duhet të përshkojnë më shumë se 1000 kilometra në kuadrin e tre ditëve.
Gara është përfshirë gjithashtu në kalendarin e Federatës Automobilistike të Bullgarisë dhe është raundi i dytë i Kampionateve Kombëtare. Organizatorët janë "Offroad Club Deti i Zi" dhe Drejtoria "Sport" e Bashkisë së Varnës.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..