Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shën Joan Letni” mban kujtime për fshatin e zhytur Pçelinci

Foto: arkiv

Një tempull i vogël, i strehuar në një shkëmb të rrethuar me ujë, ruan histori nga Mesjeta deri në ditët e sotme. Nga ngjarjet e shumta dhe fenomenet natyrore që kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara më e tmerrshmja prej tyre është nga shekulli i kaluar, kur një fshat i tërë është zhytur nën ujë.

Në vitet 1970 qeveria socialiste vendosi të fshijë fshatin Pçelinci nga harta, duke e zhytur atë nën një digë të ndërtuar rishtas. Dëshmitarë të heshtur të barbarisë nga vendbanimi i dikurshëm në komunën e Kovaçevcit kanë mbetur kisha e “Shën Joan Letni ”, dy shtëpi, shkolla dhe një pjesë e varrezave.

"Ne ishim të shkëputur nga bota, nuk kishte transport, shkollat u mbyllën, kthehet në të kaluarën Përvan Llazarov. Të rinjtë ikën në qytete dhe kur të moshuarit u dëbuan, gjysma prej tyre vdiqën nga pikëllimi".

Njerëzit nga fshati janë shpërndarë për shkak të ndërtimit të digës Pçelina, - shumica e tyre në të ashtuquajturën "Lagja e bletëve" në Radomir (50 km larg Sofjes), kurse pjesa tjetër në qytetet dhe fshatrat përreth. Dhe për të ruajtur kujtimin e vendlindjes së tyre të mbytur, njerëzit ndërtuan një monument në oborrin e shkollës që mbijetoi dhe që nga viti 1975 ata mblidhen atje çdo vit.

Ndërsa kujtimi për fshatin është më i rëndësishëm për banorët e tij të dikurshëm dhe pasardhësit e tyre, turistët vijnë këtu kryesisht për të nderuar tempullin e vetmuar mbi digë. Njeriu hyn në kishë duke u përkulur për shkak të portës së ulët, kurse stoli i bardh jashtë provokon kujtime dhe të bën për të menduar.

"Njerëzit kanë qenë me mundësi të kufizuara dhe prandaj kishat kanë qenë shumë më të vogla, tha Milena Karamfillova, kuratore në Muzeun Rajonal të Historisë në Pernik. - Studiuesi Stamen Mihajllov e daton tempullin në shekujt XV-XVI, por atje ka një pllakë në të cilën është shënuar data 1350. Nëse ky është viti i vërtetë i ndërtimit të tempullit, askush nuk mund të thotë. Ka të ngjarë që ai të jetë rindërtuar më vonë. Arkitektura e kishës është tipike për këtë krahinë - një ndërtesë e vogël, e gërmuar në tokë. Tempulli qëndron mbi digë dhe na kujton se besimi do të jetë gjithmonë mbi ne dhe çfarëdo që të bëjmë, ai do të na udhëheqë. "

Fatkeqësisht, vandalët shkatërruan shumicën e pikturave murale nga shekujt XV-XVI. Por disa imazhe janë ende të dallueshme – të shenjtorëve Theodhor Tiron dhe Theodhor Stratilat, të shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të Nënës së Zotit në absidën e altarit.

Për ruajtjen e tempullit kujdeset Radosllav Aleksandrov.

"Shpesh shkoj atje dhe gjithmonë më bënin përshtypje pikturat e përdhosura murale, tha ai. – Më dhembte shumë dhe vazhdimisht mendoja se si mund ta rimëkëmbeshim. Vendosa kontakt me Kitan Kitanov, një restaurues i mrekullueshëm nga Muzeu Arkeologjik, dhe ai më premtoi që ne të dy së bashku ta përfundonim procedurën. Tani po fillojmë një fushatë për mbledhjen e mjeteve të domosdoshme. "

Dera e kishës "Shën Joan Letni" që prej shumë kohe nuk mbyllet dhe në tempull mund të hyjnë si besimtarët, ashtu dhe vandalët.

Përpiloi: Diana Cankova (në bazë të reportazhit të Elena Tamakjarskës)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD