Fondi i investimeve i Iniciativës së Tri Deteve (3SIIF), në të cilin merr pjesë edhe Banka Bullgare e Zhvillimit, fitoi një pjesë të konsiderueshme në Enery Development GmbH, një kompani që prodhon energji nga burime të rinovueshme. Ajo ka kapacitete për 85MW, nga të cilat 50MW janë në Bullgari.Ka edhe parqe energjie në Çeki, Sllovaki, Austri dhe Rumani. Në vitin 2020 Enery bleu parkun diellor më të madh në vend në fshatin Karaxhallovo.
Blerja e një aksioni në Enery është investimi i tretë i portofolit të 3SIIF. Fondi tashmë mbështeti operatorin polak të lokomotivave Cargounit dhe platformën e të dhënave digjitale Greenergy Data Centers. Fondi i “Tri Deteve” nuk zbulon shumën e investimeve të tij. Ai përfshin aksionerë nga 12 vendet pjesëmarrëse në nismë.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..