208 janë rastet e reja të Covid-19 në vend për 24 orët e fundit. 1.55 për qind e 13 358 mostrave ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e infeksioneve të reja janë në kryeqytet - 45, në Stara Zagora - 19, në Plovdiv - 16, në Bllagoevgrad - 12 dhe në Montana - 11.
Pacientët e regjistruar aktivë janë 15 134. Në spital janë të shtruar 2521 pacientë. 277 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 34 njerëz me koronavirus vdiqën në 24 orët e fundit. 594 veta u shëruan.
Më shumë se 14 532 vaksina u dhanë gjatë 24 orëve të fundit. 1 478 774 është numri i përgjithshëm i dozave të administruara. 634 291 bullgarë kanë përfunduar tashmë ciklin e imunizimit.
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..