Ministri i përkohshëm i Kulturës Prof. Velisllav Minekov tha në një konferencë shtypi se ai do të sinjalizojë prokuroritë bullgare dhe evropiane për rinovimin e Sheshit Largo në Sofje, ndërtimin e galerisë Kvadrat 500 dhe të kalasë në Jajllata, të cilën ai e përshkroi si një butafori. Profesori tha se ai mori qëndrimin e OLAF-it - Agjencisë Evropiane për Keqpërdorimin e Fondeve të BE për riparimin e Sheshit Largo dhe theksoi se dokumenti ishte shënuar si “shumë sekret”, kështu që ai nuk mund të zbulojë shumë informacion. “Bëhet fjalë për gati 4.5 milion euro të zhdukura. Në letrën e OLAF ka një rekomandim për të kërkuar përgjegjësi nga tre ministra të mëparshëm dhe një kryetar bashkie”, tha Minekov, duke theksuar se është fyese kthimi i parave në BE.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..