Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev për takimin e liderit të DPS me Rexhep Erdogan

Lideri i DPS Mustafa Karadajë
Foto: BGNES

"Bullgaria ka një nga kushtetutat më demokratike, e cila garanton të drejta të barabarta për të gjithë shtetasit bullgarë pa i ndarë sipas përkatësisë etnike. Pra, edhe partitë politike nuk duhet ta bëjnë këtë ndarje. Unë mendoj se udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë duhet ta kujtojë betimin që ka bërë para Parlamentit bullgar për ta respektuar Kushtetutën Bullgare. Atje është shkruar qartë se partitë nuk mund të formohen mbi baza etnike dhe fetare. "Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në një brifing në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për takimin e nivelit të lartë të udhëheqjes së DPS në Turqi.
Kreu i Shtetit gjithashtu theksoi se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Turqisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kujtoi se vendi ynë gjithmonë ka punuar në mënyrë aktive për zhvillimin e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD