Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet e tyre dypalëshe, bëri të ditur Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev para homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Sofje, transmetoi BGNES. Janev pranoi se kazusi midis Sofjes dhe Shkupit po ngadalëson integrimin evropian të Shqipërisë, sepse tani për tani Shkupi dhe Tirana po lëvizin së bashku drejt BE-së.
Shqipëria beson se popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të afërt, tha mysafiri, i cili, pasi përshkroi marrëdhëniet e mira bullgaro-shqiptare në gjuhën e tij amtare, kaloi në anglisht mbi temën e Shkupit.
Rama theksoi se zgjidhja e kazusit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë. "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të përfshihemi," tha Rama, duke shtuar se Tirana mbështet si Sofjen, ashtu edhe Shkupin.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe mund të zhvillojë trashëgiminë e saj.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..