Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të tërë regjionit ballkanik dhe të Bashkimit Evropian. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e fqinjëve të saj në këtë proces. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në takimin sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kreu i shtetit konfirmoi mbështetjen e vendit tonë për gatishmërinë e Shqipërisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit.
Bullgaria vlerëson lart arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin, duke përfshirë qëndrimin evropian ndaj pakicave kombëtare në vend, ndër të cilat është edhe ajo bullgare, theksoi Rumen Radev. Është me rëndësi të madhe që procesi i integrimit evropian në Ballkan të mbështetet në rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme gjatë formimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë në rajon, për të cilat Shqipëria është një shembull i shkëlqyeshëm, vuri në dukje Kreu i Shtetit.
U shpreh njëzëri mendimi se dialogu i drejtpërdrejtë dypalësh aktiv midis vendeve të veçanta, si dhe takimet e nivelit të lartë, ofrojnë një mundësi për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta për të ardhmen.
Shqipëria kërkon të përmirësojë më tej cilësinë e arsimit dhe shkencës në vend dhe do të punojë për të zgjeruar partneritetet në këtë fushë, si dhe për të tërhequr universitete të huaja prestigjioze në territorin e saj, tha Edi Rama. Kryeministri shqiptar theksoi interesin e të rinjve shqiptarë ndaj universiteteve bullgare dhe drejtoi ftesë që një universitet kryesor bullgar të hap një filial të vet në Shqipëri.
Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të..
BSP - E Majta e Bashkuar tha se mirëpret angazhimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur paqen në Ukrainë përmes negociatave. Socialistët gjithashtu mirëpritën pjesëmarrjen e udhëheqësve evropianë në takimin që pësoi në Uashington...
Presidenti i Serbisë flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk mund të kandidojë sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme dhe se "as që i shkon ndër mend" të ndryshojë kushtetutën..