Galeria e kryeqytetit “Sintezis” po vazhdon me traditën e vet të tregojë mjeshtër të vjetër dhe pak të njohur të fotografisë nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20. Më 17 qershor do të paraqitet studimi i parë i thelluar i punës së Georg Woltz- “Fotografi i panjohur”. Ekspozita do të mund të shikohet deri më 11 gusht, kuratore janë Nadezhda Pavllova dhe Biljana Karastojanova.
“Georg Wolts është një personalitet jashtëzakonisht interesant, të cilin ne bullgarët e konsiderojmë si një fotograf bullgar dhe kështu duhet të jetë, sipas meje - thotë Biljana Karastojanova. Pavarësisht se ka lindur në Lorena - Franca e sotme, familja e tij ka jetuar në Holandë, Itali, Austri, vetë ai ka jetuar në Greqi, është i martuar me një franceze, nëna e tij është italiane e cila ka një prejardhje gjermane, një familje interesante multikulturore. Ai vendoset për të jetuar në Bullgari gjatë viteve të fundit të shekullit të 19, kur mbërrin nga Franca, që të përgatisë fotografitë dhe hartat topografike për vijat hekurudhore, të cilat gjatë asaj kohe ndërtohen në vendin tonë. Hap atelienë e vet fotografike në Sofje, të cilën e quan muze të fotografisë dhe fillon të merret në mënyrë profesionale me këtë art. Bën shumë fotografi emblematike, të cilat ndryshojnë përfytyrimin për fotografinë në Bullgari gjatë asaj kohe”.
Fotografitë e para ajrore panoramike të Bullgarisë, të bëra nga një aeroplan janë vepër pikërisht e Georg Woltz. Ai dokumenton ndërtimin e hekurudhave, fotografon ngjarje të rëndësishme për vendin tonë nga periudha e Mbretërisë së Tretë Bullgare - shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë, vizitën e Dukës së Madh Vladimir Aleksandroviç, inaugurimin e monumentit Car Osvoboditell /Mbreti Çlirimtar/, ndërtimin e kishës-monument “Shën Aleksandër Nevski”, tërmetin e madh gjatë vitit 1913 në Gorna Orjahovica. Pas vitit 1905 bëhet një fotograf i mbretit Ferdinand I dhe pallatit.
Biljana Karastojanova është njeriu, i cili digjitalizoi arkivin e Woltzit Ai përfshin mijëra pllaka fotografike dhe kopje prej letre, ajo i përshkruan dhe mbledh informacion për to. Diçka të cilën nuk e ka bërë asnjë gjatë 100 vjetëve të fundit.
Çdo gjë fillon gjatë vitit 2017, kur pas vdekjes së mbesës së tij Francoise Mari Woltz, bashkëshorti i saj Juri lidhet me Biljanën me lutje të krijojë dhe të formojë një libër-album me fotografitë, të cilat i pronëson familja. Kanë dalë fotografi shumë interesante nga Lufta Ballkanike, të cilat mjerisht nuk kanë pasur pothuajse asnjë lloj përshkrimi. Një informacion dhe për vetë Georg Woltzin po kështu nuk ka pasur. Personaliteti i tij sikurse ka qenë i veshur në një mistikë.
Mungesa e një informacioni dhe e një kujtimi historik për Georg Woltzin është e lidhur fortë dhe me situatën politike në vend pas vitit 1944, kur ai bie në harresë, shkaktuar nga rrethanat e kohës dhe nga fakti se ka qenë një fotograf i pallatit mbretëror, ka qenë i lidhur me Gjermaninë dhe Francën, që ka qenë jashtëzakonisht e papërshtatshme për këtë periudhë.
Ekspozita “Fotografi i panjohur” mundohet që të plotësojë boshllëqet e kohës në historinë e Georg Woltzit dhe të Bullgarisë. Vendosëm që ekspozita të organizohet në disa tema - tregon Nadezhda Pavllova. Më gjerësisht e përhapur është “Lufta Ballkanike”, gjatë kohës të së cilës Georg Woltz ka shoqëruar mbretin Ferdinand I, ka fotografuar nga pikë të ndryshme të veprimeve ushtarake dhe do të thosha, se fotografitë japin një informacion shumë të hollësishëm për ngjarjet nga ajo periudhë. Tema tjetër është “Sofja e Vjetër” - midis vitit 1900-1910. Tema e tretë është “Familja mbretërore” - shumë fotografi intime të veprimeve më të zakonshme të përditshme si shëtitje në park, në kopshtet botanike ose në pyll.
Ekspozita i përkushtohet Francoise Woltz (1948-2017) mbesa e fotografit të madh - një mbrojtës i miqësisë dhe i bashkëpunimit bullgaro-francez deri në ditën e tij të fundit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: © Georg Woltz dhe galeria “Sintezis”
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..