Presidenti Rumen Radev hodhi poshtë spekulimet në lidhje me iniciativën e “Tri Deteve” dhe tha se ajo po zhvillohet në një kohë dhe hapësirë gjeopolitike tjetër. “Tri dete” nuk është një bashkim dhe nuk është i militarizuar, tha Radev para një konference në Sofje kushtuar presidencës bullgare të formatit.
“Tri dete” nuk e ndan rajonin nga BE dhe Rusia, theksoi presidenti. “Spekulim është se iniciativa synon të presë tubat e gazit rus nga lindja në perëndim drejt Evropës. Është qesharake ta thuash këtë saktësisht në një vend ku një tubacion i quajtur “Rryma Turke” kaloi me një shpejtësi nëpër Bullgari dhe jo vetëm që kaloi, por ne bullgarët e paguam atë duke hyrë në borxhe për të transportuar falas gazin rus nga Turqia në Serbi.” Radev shtoi se në format Komisioni Evropian dhe Gjermania janë partnerë strategjikë.
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..