Sot në një konferencë të posaçme ishte paraqitur britaniku Joseph Dixon. “Ne po zhvillojmë bisedime tashmë 6 muaj. Kjo është marka më e madhe sportive në vend. Ideja është që të investojmë jo vetëm në ndërtimin e një stadiumi të ri, por edhe në një qendër tregtare ", tha Dixon. Ai shpjegoi se po planifikon të investojë në një plan afatgjatë në mënyrë që klubi i futbollit të mund të mbajë vet veten."Nuk përfaqësoj askënd. ", theksoi kandidati-investitor. Sipas fjalëve të tij, pas tij janë institucionet financiare amerikane, të cilat janë të gatshme të investojnë 250 milion dollarë dhe arsyeja për t'i besuar atij një financim të tillë janë numri i projekteve të suksesshme që ai ka pasur në Shtetet e Bashkuara.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..