Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prapë është në një ritëm parazgjedhor

Foto: BGNES

Që nga sot, 11 qershor, Bullgaria prapë hyn në një fushatë parazgjedhore, pasi asnjë nga partitë në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor, zgjedhjet për të cilën u zhvilluan më 4 prill të këtij viti, nuk arriti të formojë kabinet. Zgjedhjet e reja u caktuan për 11 korrik. Fushata e kandidatëve për përfaqësues popullorë do të vazhdojë 29 ditë dhe do të përfundojë më 9 korrik 2021.

10 korriku është një ditë reflektimi dhe agjitacioni parazgjedhor është e ndaluar.

Sipas Kodit Zgjedhor gjatë fushatës paraelektorale për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor shtetasit, partitë, koalicionet, komitetet iniciatore, kandidatët dhe avokatët e tyre kanë lirinë për të bërë agjitacion me gojë dhe me shkrim. Kjo mund të bëhet në mbledhje si dhe nëpërmjet furnizuesve të shërbimeve mediatike, pasi mediat sociale dhe bloget personale nuk konsiderohen të tilla. Një kusht i detyrueshëm është që fushata parazgjedhore të zhvillohet në gjuhën bullgare.

Në kushtet e epidemisë së koronavirusit autoritetet shëndetësore këshillojnë politikanët të kujdesen për shëndetin e zgjedhësve, duke realizuar agjitacionin nga distanca, ndërsa takimet me njerëzit të bëhen në të hapur në respektim të distancës me mjete mbrojtëse. Për rendin e mbajtjes së veprimtarive parazgjedhore përgjigjen organizatorët dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Gjatë 30 ditëve të ardhshme është e ndaluar botimi i materialeve anonime të agjitacionit dhe të tilla që dëmtojnë moralin, nderin dhe emrin e mirë të kandidatëve. Nuk lejohet që materialet të përmbajnë stemën dhe/ose flamurin e Republikës së Bullgarisë, si dhe ato të një shteti të huaj, dhe gjithashtu pamje dhe shenje fetare. Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore ndalohet agjitacioni politik në transportin shtetëror dhe bashkiak, në dikasteret, institucionet ose ndërmarrjet.

Detyrim i mediave publike – Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është të pasqyrojnë në mënyrë objektive dhe të drejtë shfaqjet e kandidatëve, të regjistruar nga partitë, koalicionet dhe komitetet iniciatorë duke respektuar barazinë dhe rëndësinë e tyre. Rregullat për këtë caktohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Fushata zgjedhore pasqyrohet në mediat publike në forma të ndryshme, por detyrimisht në një kohë të caktuar për këtë qëllim.

Brenda 7 ditëve pas ditës së votimit, partitë, koalicionet dhe komitetet iniciative duhet të heqin materialet e tyre të agjitacionit.

Objekt i agjitacionit parazgjedhor janë të gjithë shtetasit bullgarë të cilët te data e zgjedhjeve kamë mbushur moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë të vendosur nën kujdestari dhe që vuajnë një dënim me burgim.

Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor tregojnë, se në listat elektorale janë të regjistruar 6 711 048 veta. Kodi Zgjedhor detyron shtetasit bullgarë të marrin pjesë në votim, por nuk parashikon sanksione për ata që nuk votojnë. Për të marrë pjesë në zgjedhjet më 11 korrik Komisioni Qendror Zgjedhor regjistroi 15 parti dhe 8 koalicione. Organizatat e regjistruara te momenti i tanishëm për të mbikëqyr  procesin zgjedhor janë 8 – një ndërkombëtare dhe 7 vendore. Shtetasit bullgarë jashtë shtetit kanë një afat deri në 15 qershor për të aplikuar për votim jashtë shtetit. Aty ku ka të paktën 40 aplikime ka për t’u hapur seksion elektoral. Pritjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë që seksionet jashtë shtetit të arrijnë 800, pra më se dy herë më shumë se sa ishte numri i tyre më 4 prill të këtij viti. 568 prej tyre hapen automatikisht sipas rregullës së re në Kodin Zgjedhor, përkatësisht në ambasada dhe konsullata, si dhe  në vendet ku gjatë pesë viteve të fundit kishte të paktën një seksion me 100 zgjedhës.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD