Që nga sot, 11 qershor, Bullgaria prapë hyn në një fushatë parazgjedhore, pasi asnjë nga partitë në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor, zgjedhjet për të cilën u zhvilluan më 4 prill të këtij viti, nuk arriti të formojë kabinet. Zgjedhjet e reja u caktuan për 11 korrik. Fushata e kandidatëve për përfaqësues popullorë do të vazhdojë 29 ditë dhe do të përfundojë më 9 korrik 2021.
10 korriku është një ditë reflektimi dhe agjitacioni parazgjedhor është e ndaluar.
Sipas Kodit Zgjedhor gjatë fushatës paraelektorale për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor shtetasit, partitë, koalicionet, komitetet iniciatore, kandidatët dhe avokatët e tyre kanë lirinë për të bërë agjitacion me gojë dhe me shkrim. Kjo mund të bëhet në mbledhje si dhe nëpërmjet furnizuesve të shërbimeve mediatike, pasi mediat sociale dhe bloget personale nuk konsiderohen të tilla. Një kusht i detyrueshëm është që fushata parazgjedhore të zhvillohet në gjuhën bullgare.
Në kushtet e epidemisë së koronavirusit autoritetet shëndetësore këshillojnë politikanët të kujdesen për shëndetin e zgjedhësve, duke realizuar agjitacionin nga distanca, ndërsa takimet me njerëzit të bëhen në të hapur në respektim të distancës me mjete mbrojtëse. Për rendin e mbajtjes së veprimtarive parazgjedhore përgjigjen organizatorët dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjatë 30 ditëve të ardhshme është e ndaluar botimi i materialeve anonime të agjitacionit dhe të tilla që dëmtojnë moralin, nderin dhe emrin e mirë të kandidatëve. Nuk lejohet që materialet të përmbajnë stemën dhe/ose flamurin e Republikës së Bullgarisë, si dhe ato të një shteti të huaj, dhe gjithashtu pamje dhe shenje fetare. Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore ndalohet agjitacioni politik në transportin shtetëror dhe bashkiak, në dikasteret, institucionet ose ndërmarrjet.
Detyrim i mediave publike – Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është të pasqyrojnë në mënyrë objektive dhe të drejtë shfaqjet e kandidatëve, të regjistruar nga partitë, koalicionet dhe komitetet iniciatorë duke respektuar barazinë dhe rëndësinë e tyre. Rregullat për këtë caktohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Fushata zgjedhore pasqyrohet në mediat publike në forma të ndryshme, por detyrimisht në një kohë të caktuar për këtë qëllim.
Brenda 7 ditëve pas ditës së votimit, partitë, koalicionet dhe komitetet iniciative duhet të heqin materialet e tyre të agjitacionit.
Objekt i agjitacionit parazgjedhor janë të gjithë shtetasit bullgarë të cilët te data e zgjedhjeve kamë mbushur moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë të vendosur nën kujdestari dhe që vuajnë një dënim me burgim.
Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor tregojnë, se në listat elektorale janë të regjistruar 6 711 048 veta. Kodi Zgjedhor detyron shtetasit bullgarë të marrin pjesë në votim, por nuk parashikon sanksione për ata që nuk votojnë. Për të marrë pjesë në zgjedhjet më 11 korrik Komisioni Qendror Zgjedhor regjistroi 15 parti dhe 8 koalicione. Organizatat e regjistruara te momenti i tanishëm për të mbikëqyr procesin zgjedhor janë 8 – një ndërkombëtare dhe 7 vendore. Shtetasit bullgarë jashtë shtetit kanë një afat deri në 15 qershor për të aplikuar për votim jashtë shtetit. Aty ku ka të paktën 40 aplikime ka për t’u hapur seksion elektoral. Pritjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë që seksionet jashtë shtetit të arrijnë 800, pra më se dy herë më shumë se sa ishte numri i tyre më 4 prill të këtij viti. 568 prej tyre hapen automatikisht sipas rregullës së re në Kodin Zgjedhor, përkatësisht në ambasada dhe konsullata, si dhe në vendet ku gjatë pesë viteve të fundit kishte të paktën një seksion me 100 zgjedhës.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..