Koncerti i Orkestrës Simfonike të BNR me dirigjent Mark Kadin do të transmetohet nga Aleanca Globale e Mediave “Euroradio” në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ngjarja është më 18 qershor,në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Për adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, muzikantët e radios do të ekzekutojnë rapsodi emblematike nga letërsia muzikore bullgare dhe botërore: “Ky koncert do të jetë frymëzues për publikun dhe muzikantët”, thotë maestro Mark Kadin. Programi përfshin “Rapsodi Hungareze” №14 nga krijuesi i këtij zhanri unik Ferenc Liszt, “Rapsodi Rumune” №1 nga George Enescu dhe “Rapsodi” nga Claude Debussy, në të cilën solis do të jetë një nga klarinetistët më të mirë bullgar Kristian Kalojanov. Simfonistët e radios do të interpretojnë gjithashtu ikonën “Rapsodi” nga Veselin Stojanov. Kulmi i mbrëmjes do të jetë Rapsodi Bullgare “Vardar” nga Panço Vlladigerov - një nga veprat më të njohura dhe më të interpretuara bullgare brenda dhe jashtë vendit.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..