"Unë isha i bindur se megjithë problemet serioze dhe dallimet thelbësore, ne jemi një Komision i Përbashkët, por që nga takimi i 14-të i sotëm unë po e pyes veten nëse është vërtet kështu." Këtë e deklaroi në një konferencë bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Prof. Angell Dimitrov pas takimit.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kategorikisht bisedimet mbi tema konkrete historike. Në vend të kësaj, ajo ka propozuar një kornizë të përgjithshme teorike për multiperspektivitetin, në të cilën fetishizohet e drejta e gjithsecilit për t’i interpretuar ashtu siç dëshiron ngjarjet historike.
"Ju e kuptoni se një metodë e tillë është një shfaqje e mosdëshirës për të ndryshuar çfarëdo që të jetë në interpretimin e së kaluarës në historiografinë e vendit tonë fqinj," tha Dimitrov. Takimi tjetër i 15 është planifikuar për në mes të tetorit.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..