Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rritje serioze të vëllimit të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari. Rritja për të gjithë vendin është 17%. Në Varna rritja është 1%, njoftoi BNR Varna. Sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, Dobromir Ganev, një nga arsyet kryesore për këtë tendencë pozitive është numri i madh i bullgarëve që kthehen nga jashtë.
"Rreth 37 mijë bashkatdhetarë tanë janë kthyer nga jashtë dhe janë regjistruar me një adresë të përhershme në Bullgari. Ata kthehen në Bullgari me idenë për të blerë një pronë dhe për të jetuar dhe punuar këtu. Rreth 25% janë bullgarë të cilët janë kthyer nga Turqia." , komentoi Dobromir Ganev. Një arsye tjetër e favorshme janë normat e ulëta të interesit për kreditë për strehim.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..