Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata “Vera Blu” në mbështetje të shëndetit mendor të fëmijëve

Foto: Facebook / Diana Kovaçeva

Që nga sot po fillon fushata kombëtare "Vera Blu" në 12 qytete me iniciativë të Avokates së Popullit Diana Kovaçeva. Qëllimi është të mbështetet shëndeti mendor i adoleshentëve në kontekstin e epidemisë së koronavirusit. Do të hapen dhoma pritjeje në të cilat psikologët do të këshillojnë falas prindërit dhe fëmijët që përjetojnë vështirësi pas izolimit Covid. Përveç kësaj, të gjithë do të mund të bëjnë pyetje në një email të veçantë në faqen e internetit të Avokatit të Popullit. Sipas Diana Kovaçevës, nxënësit ndjehen të shqetësuar pas mësimit në distancë dhe kanë vështirësi për t’u përshtatur me mjedisin shkollor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje dorëzuan çmimin “Baza” për autorë të rinj të artit modern

Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me..

botuar më 25-07-30 11.03.PD
Një kuadro nga fshati Plloski

Era e fortë përhap zjarret pyjore në Malin Pirin

Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të malit Pirin për të pestën ditë tani. Të martën, rreth orës 23:30, filloi evakuimi i 500 banorëve...

botuar më 25-07-30 9.32.PD

Parashikimi i motit për 30 korrikun

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore dhe në disa vende të caktuara do..

botuar më 25-07-29 7.30.MD