Sa më shumë që punojmë dhe thellohemi në problemet, aq më shumë gjejmë kaos dhe mungesë rregullash, deklaroi kryeministri i përkohshëm Stefan Janev duke evidentuar muajin e parë të punës së qeverisë.
“Tabloja reale tregon atë që mund ta quajmë korrupsion, të maskuar në një formë të besueshme dhe të ligjshme”, tha Janev, duke vlerësuar punën e qeverisë së mëparshme.
Në lidhje me detyrën kryesore të qeverisë - përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare, Janev theksoi se ofrojnë një mundësi që Komisioni Qendror Zgjedhjor të marrë një vendim të informuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Supozojmë se brenda afatit ligjor do të kemi jo vetëm një zgjidhje, por edhe furnizim të të gjitha 1500 makinerive të nevojshme për votimin”, premtoi Janev.
Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov tha se nuk ka spastrim në ministri. Ai premtoi zgjedhje të drejta dhe të sinqerta pa blerjen e votave.
Paratë e BE-së për Bullgarinë nuk janë të rrezikuara. Qysh në vitin 2021 do të vijnë 13 për qind para-financim pasi Komisioni Evropian miraton Planin për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin pas pandemisë. Këtë e deklaroi Zëvendës Kryeministri për Fondet e BE Atanas Pekanov.
Jemi duke punuar me një ekip shumë serioz për të ftuar kompani të mëdha si Google dhe Amazon të vijnë në Bullgari. Jemi duke punuar veçmas me biznesin bullgar për të ftuar në takimin e ardhshëm të iniciativës “Tri Detet” në Sofje partnerët e tyre nga 12 vendet e iniciativës. Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov premtoi se ky takim të mos jetë vetëm foto dhe njohje të para, por të sjellë marrëveshje të vërteta për kompanitë bullgare.
Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev deklaroi se qeveria do të vazhdojë të paguajë 50 leva me pensionet dhe do të rrisë të ardhurat e 1,245 milion pensionistëve të tjerë me 5 për qind. Masat në mbështetje të biznesit do të vazhdojnë. Donev gjithashtu raportoi një rënie vjetore të papunësisë nga 37 për qind deri në një nivel nga 5.4 për qind në qershor.
Rezultatet e dobëta që raportojmë në luftën kundër pandemisë janë për shkak të gjendjes jo të mirë të sistemit shëndetësor dhe menaxhimit të dobët të krizës, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Lajmi i mirë është ulja e numrit të të infektuarve dhe javën tjetër vendi mund të hyjë në zonën e gjelbër për një rrezik të ulët infeksioni. Vaksina janë të siguruara për popullsinë për vitet 2022 dhe 2023, tha Kacarov.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..