Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtuan 21 persona në listën e të sanksionuarve nga ligji “Magnitski”

Foto: arkiv

Ministria e Financave lajmëroi një listë me 21 persona në lidhje me bullgarët e sanksionuar nga ligji “Magnitski”. Midis tyre ka partnerë të mëparshëm dhe aktualë të Vasill Bozhkovit si Mirosllav Iliev nga menaxhmenti i “Nove Holding”, Boris Bekjarov, një biznesmen dhe koleksionist i njohur. Lista përfshin Stefan Najdenov dhe djemtë e tij Bojan dhe Cvetomir. Irena Krësteva, nëna e ish-deputetit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Deljan Peevski, gjithashtu u përmend.

Ekziston një rrezik i madh për të punuar me 21 personat e shpallura. “Ata nuk kanë të drejtë të aplikojnë sipas Aktit të Prokurimit Publik dhe ndërmarrjet shtetërore duhet të përmbahen nga puna me këta individë”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton arsyet e rritjes së çmimeve në pikat e shitjes

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..

botuar më 25-06-26 11.41.PD
Georgi Klisurski

Dorëheqjet në PP-DB vazhdojnë

Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..

rinovuar më 25-06-26 11.28.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..

botuar më 25-06-25 7.30.MD