Që nga viti 2015 e këtej livadhi midis fshatrave Gorsko Slivovo dhe Kërpaçevo në rajonin e qytetit Loveç strehon adhuruesit e xhazit. Festivali “Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko” sivjet fillon më 19 qershor në shpellën “Garvanica” pranë fshatit Gorsko Slivovo dhe do të vazhdojë me një koncert improvizimi të të gjithë muzikantëve në fshatin Kërpaçevo.
Mjeshtrja e improvizimeve xhaz Jëlldëz Ibrahimova është ylli i ftuar në program. Në afishen zbulojmë shumë muzikantë të njohur xhaz. Ndër ta është pianisti Zhivko Petrov i cili ka luajtur jo vetëm me shumë nga muzikantët më të njohur bullgarë, por edhe me të mëdhenjtë e rangut të Natalie Cole dhe Chico Freeman dhe të tjerë. Saksofonisti Dimitër Liolev i cili gjithmonë arrin të realizojë një shprehje bullgare me theks të fortë nga folklori i rajonit të malit Rodopa, gjithashtu do të kënaqë adhuruesit e muzikës xhaz. Trombonisti Velisllav Stojanov dhe pianisti Atanas Milladinov do të shfaqen në skenë me vajzat e tyre - këngëtaret e reja Josifa Stojanova dhe Jana Milladinova
Në fakt, fëmijët janë në fokusin e festivalit dhe për ta parashikohet një program i veçantë ditën e së dielës. Kështu, nëse kushtet atmosferike janë të favorshme, publiku do të kalojë orë të këndshme duke shijuar interpretimet e disa prej emrave të mëdhenj të xhazit bullgar në një atmosferë të paimitueshme - të ulur mbi kashtë, të rrethuar me bar të gjelbër dhe të përkëdhelur nga perëndimi i diellit të qershorit. Dhe e gjithë kjo plotësisht falas.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..