Partia “Ka një popull të tillë” dhe koalicioni GERB-SDS janë pozita të barabarta për zgjedhjet e parakohshme më 11 korrik. Këtë e tregon një sondazhi i “Gallup International Ballkanik” të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare.
Nëse do të votohej tani dy partitë e para do të merrnin 21 për qind të votave secila. Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të ishte e treta me 15.9 për qind. “Bullgaria Demokratike” do të mbetej e katërta me 12.1 për qind, të pasuar nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 11.9 për qind. “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” do të fitonte 5.5 për qind.
Pretenduesit e tjerë mbeten nën pragun prej 4 për qind për të hyrë në parlament.
58.2 për qind janë të gatshëm të shkojnë në seksionet e votimit. 16.4 për qind thonë se ka gjasa të votojnë, 7.3 për qind - ka të ngjarë të mos votojnë dhe 14.7 për qind - sigurisht nuk do të votojnë.
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..