Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdesi shëndetësor elektronik dhe qytetet e urta janë ndër theksat e Bulgarian Digital Week 2021

Foto: bdw

Më shumë se 150 lektorë nga mbarë bota të bashkuar në 14 konferenca tematike do të ofrojë sivjet Java Digjitale Bullgare (Bulgarian Digital Week 2021) nga 21 deri më 26 qershor. Forumi do të mbahet online dhe do të japë informacion aktual  dhe  do të paraqesë praktika të mira për sferat prijëse të biznesit dhe për menaxhimin përmes teknologjive të informacionit.

Aksenti i edicionit të sivjetshëm do të jetë kujdesi shëndetësor digjital dhe praktikat e mira për këtë se si në të ardhmen të krijojmë modelin e tij të qëndrueshëm me ndihmën e teknologjive të informacionit.

Do të diskutohen tema si tregtia elektronike dhe tendencat kryesore në të pas përhapjes së Covid-19, zhvillimi i qyteteve të urta, mundësitë e energjisë së gjelbër, zhvillimi digjital i resurseve njerëzore dhe i industrisë së marketingut etj.

Radioja Kombëtare Bullgare është partnerja mediatike e veprimtarisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD