Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikturat e Maja Doçevës “flasin” në një gjuhë universale

Piktorja u kthye në Bullgari me një ekspozitë retrospektive

7
Foto: Gergana Mançeva

Bollëkun e ngjyrave në malet vendase dhe në oborret e qytetit gjatë të gjitha stinëve të vitit, pikërisht ato ka mbledhur në pikturat e veta piktorja Maja Doçeva. Ajo thotë se, çdo një nga pikturat është shprehje e njëfarë përjetimi, e emocionit njerëzor, të transmetuar përmes formave dhe ngjyrave të natyrës. Maja Doçeva është piktore me një biografi të pasur krijuese, kurse kohët e fundit ajo u kthye në Bullgari, që të shënojë me ekspozitë jubileun e saj 70 vjeçar. “Piktura e saj është e këndshme pa qenë e bukur, pa qenë e ëmbël, e vërtetë, pa qenë e përngjashme. Piktura e saj vjen, që të na rikujtojë disa të vërteta të thjeshta dhe të përjetshme, me të cilat qytetërimi modern, i mbyllur në  getot e betonit të armuar të "komoditetit urban" nuk ka takuar” - shkruan për të piktori i njohur Svetlin Rusev.

Me stilin e vet piktorja Maja Doçeva ka tërhequr vëmendjen e koleksionuesve nga e gjithë bota dhe piktura të saj udhëtojnë drejt Japonisë, Kuvajtit, Gjermanisë, Spanjës, Shtetet e Bashkuara, Anglisë, Austrisë, Izraelit e të tjera. Një stimul më të fort krijues i jep natyra e egër.

Maja Doçeva  nuk ndalet së pikturuari peizazhet e saj idilike edhe larg atdheut. Gjatë vitit 2019 ajo nis një udhëtim deri në Angli, ku jeton bashkë me familjen e vet dhe me një nga vajzat e saj. Në Ishull ajo zbulon se natyra, por dhe njerëzit, i krijojnë një mjedis të përshtatshëm për krijim. Kështu planet e saj për një qëndrim të shkurtër ndryshojnë dhe tani piktorja është e ndarë midis mikpritjes së anglezëve dhe komoditetit të shtëpisë së saj në Bullgari. Akoma nuk e ka të qartë se cila do të mbizotërojë, por me siguri, e di se çfarë mund të huazojmë ne bullgarët nga anglezët:  

“Unë jam e dashuruar pas natyrës. Mendoja se pëlqej vetëm Bullgarinë, por kur shkova në Angli pash se aty ka pamje shumë të bukura panoramike dhe doli se unë pëlqej dhe barin, dhe pemët, dhe ujin, dhe dëborën, dhe shiun, thjesht të gjitha. Lidhja ime me vetë tokën është kjo e cila më jep forcë. Për ekspozitën e tanishme jubile unë u ktheva në Bullgari  në fillim të muajit maj. Pikturat janë prej një periudhe të gjatë krijuese, ato nuk janë të bëra tani. Por vet fakti se dua që ti tregoj pikturat e mia këtu, është domethënës: unë jam e lidhur me Bullgarinë. Por, ndihem mirë dhe në Angli. Qëndrimi ndaj meje, perceptimi i artit është shumë i menjëhershëm dhe unë ndiej respektin e njerëzve atje ”.

Si piktore Maja Doçeva është e përqendruar krejtësisht mbi natyrën, por si njeri, prind dhe madje si udhëtare ajo emocionohet shumë nga marrëdhëniet midis njerëzve. Anglezët tanimë kanë fituar simpatitë e bullgares:

“Ata nuk janë njerëz të ftohtë, ata janë shumë racional dhe janë pak konservator, po kështu mbajnë shumë për bukurinë përreth tyre. Është tepër e këndshme kur ndonjë, pa më njohur, vjen dhe më përshëndet për kartolinën, të cilën jam duke pikturuar. Ne bullgarët , kemi se me çfarë të krenohemi - kemi zëra të mëdhenj të operës, artistë të shkëlqyer, shkencëtarë në fushën e fizikës, të ndërtimit të avionëve dhe në fusha të tjera. Por, a kemi  bërë filma për ta, që t’i tregojmë dhe t’ia rikujtojmë botës? - pyet me ironi Maja Doçeva dhe përgjithëson: Do të doja shumë dhe ne si anglezët, të jemi pragmatik dhe të dallojmë gjërat e rëndësishme për ne dhe jo t’u kushtojmë vëmendje gjërave të vogla dhe të parëndësishme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gergana Mançeva dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD