Pranë fshatit Arbanasi të rrethit të Veliko Tërnovos, pranë manastirit të Pjetrit dhe Palit, po zhvillohet edicioni i nëntë i Takimit Kombëtar të Mbarështuesve të Deleve. Në kuadrin e tri ditëve, nga 18 deri në 20 qershor, profesionistë të industrisë nga i gjithë vendi, adhurues të jetës fshatare dhe të traditave të lashta të kuzhinës dhe ushqimit të shëndetshëm takohen ditë para festës së madhe të krishterë të Shën Pjetrit dhe Palit. Ngjarja, e cila gërsheton aspektin ekonomik të industrisë me traditat dhe folklorin bullgar, është organizuar nga Shoqata Kombëtare e Mbarështimit të Deleve dhe Dhive me ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë dhe të bashkive në rajon.
Gjatë hapjes zyrtare të aktivitetit Zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve doc. dr. Krum Nedellkov vuri në dukje se blegtoria bullgare ka nevojë për përkrahje dhe modernizim që të arrijë nivelin evropian. Po punohet për sigurimin e mekanizmave financiare, por me një buxhet të kufizuar, i cili nuk mund të azhurnohet në kuadrin e punës së qeverisë së përkohshme. Nedellkov shtoi se do të analizohen edhe rezultatet e inspektimeve në objektet blegtorale. Qëllimi është që udhëheqja tjetër e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve të ketë qartësi se ku të përqendrohet, në mënyrë që gabimet e bëra të mos përsëriten.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..