Sot është Dita e të Vdekurve, në Bullgari e quajmë gjithashtu Përshpirtjen e Qershisë për shkak të stinës së qershive.
Pas lutjes në kishë, bullgarët ortodoksë këmbejnë grurë të zier, bukë, verë, qershi, ëmbëlsira etj. me fjalët "Zoti t’i falë të vdekurit".
Besimtarët nuk merren me punë shtëpiake për t’i drejtuar mendimet e tyre tek ata që kanë kaluar në jetën e përtejme. Në Kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare ka tri Ditë të të Vdekurve dhe ato shënohen të shtunat para Kreshmës së Madhe, para Rrëshajave dhe para Ditës së Kryeengjëllit Mihail.
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik:..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit..