Ditën e 50-të pas Ringjalljes së Krishtit shënojmë ditëlindjen e kishës – Rrëshajat.
Rrëshaja e Shenjtë është një nga festat më të mëdha të krishtere, të cilën kisha e radhit krahas Lindjes dhe Ringjalljes së Jisus Krishtit. Në këtë ditë sipas Shkrimeve të Shenjta, dymbëdhjetë apostujt bashkë me Virgjëreshën Mari u mblodhën në Sionin e Epërm, aty ku u zhvillua Darka e Fundit. Përderisa drejtoheshin lutjet e tyre mbi ta zbriti një zjarr si një shenje të dukshme të ndikimit të Shpirtit të Shenjtë mbi dishepujt e Krishtit. Të mbushur me fuqinë e Zotit ata u nisën nëpër botë për të predikuar mësimet e Krishtit.
Ditën e Rrëshajës gjatë shërbimit solemn të krishterët i drejtojnë lutje Zotit të kujtojë të gjithë të afërmit e vdekur. Në fund të shërbimit nga dyert e altarit hidhen gjethe arre drejt besimtarëve. Gjethet simbolizojnë flakën e zjarrit mbi kokat e apostujve. Besimtarët e mbajnë në shtëpi për bekim.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..