Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e Shopëve në Elin Pelin – një festë e shpirtit dhe identitetit vendas

7
Foto: Facebook /@ObshtinaElinPelin

"Bota duhet të rrotullohet rreth nesh dhe jo ne rreth botës" – kjo është shkruar në “Kodin e Shopit” (grup etnografik i Krahinës Perëndimore të Bullgarisë). Banorët e qytetit Elin Pelin(Bullgaria Perëndimore) mbështeten te ky rregull gjatë festës së tyre 7 ditore, e cila fillon më 21 qershor dhe mbaron më 27 qershor.

Ka shumë shkaqe, për të cilat këta njerëz meritojnë admirim: për përkushtimin ndaj traditave shekullore, për këngët, vallet dhe zakonet e tyre, për punën e shkrimtarit të madh bullgar Elin Pelin - mbrojtës i qytetit. Ata janë të njohur edhe për sensin e tyre të humorit dhe vetë-ironinë, si dhe për kokëfortësinë, mençurinë dhe prakticizmin e tyre. Filozofia e shopëve për jetën i bën optimistë të mëdhenj - diçka për të cilën bota ka nevojë sot.

"Mund të bjerë shi, mund të bjerë borë, është e rëndësishme që moti të mos prishet" – thonë me shaka shopët. Në qoftë se merrni pjesë në festën e banorëve të qytetit të Elin Pelinit, me siguri do të dëgjoni akoma shaka të tilla specifike për humorin e shopëve". Në programin javor të festës çdonjëri mund të gjejë diçka për veten e vet:

"Festa e Shopëve është emblema e qytetit, këtë vit ne do të festojmë edicionin e saj të pesëdhjetë e dytë me moton: "Mos harroni të kaluarën, ndërtoni të ardhmen, ruani traditën" - thotë zonja Angelina Ilieva, eksperte kryesore e Departamentit "Edukimi dhe Kultura". - Festa është e pranishme jo vetëm në jetën kulturore të bashkisë, por edhe në jetën shoqërore të banorëve dhe mysafirëve të Elin Pelinit. Fillimi i "Festës së Shopëve" daton që nga viti 1970, ideja është e bashkëqytetarit tonë Bllagoj Stratev. Kryetari i atëhershëm i baskisë së Elin Pelinit Stojan Kirilov dhe figurat e kulturës, shumë prej të cilëve nuk janë më mes nesh, ishin entuziastë të mëdhenj. Shtatë ditët e festës përfshijnë ngjarje të ndryshme tematike.


Festimet fillojnë më 21 qershor - kjo është festa e vendbanimit "Shpirti i Shenjtë". Kjo ditë kalon nën moton "Krishterimi dhe besimi". Dita e martë i është kushtuar letërsisë. Do të ketë dy ngjarje interesante: një takim-bisedë me shkrimtarin për fëmijë Kirill Nazarov, gjithashtu "kafeneja letrare", e cila këtë vit do të jetë nën moton: "Shpirti dhe zgjuarsia e Elin Pelinit", një takim-bisedë me krijues vendas - autorë të humorit specifik të shopëve. Të mërkurën ua kushtojmë fëmijëve. Do të ketë një mëngjes për fëmijët " Gjeli prej Sheqeri" me pjesëmarrjen e fëmijëve nga kopshtet e fëmijëve në komunën e Elin Pelinit, kurse në mbrëmje nga ora 18:00 është koncerti i grupeve të këngëve dhe vallëzimit për fëmijë. E enjtja (24 qershor) është dita e sporteve. Do të ketë gara interesante në stadiumin “Vasill Levski” në qytetin Elin Pelin, së bashku me shumë emocione të tjera.


Më 25, 26, 27 qershor janë koncertet e grupeve folklorike nga komuna e Elin Pelinit dhe të të ftuarve - interpretues nga e gjithë Bullgaria.

Këtë javë feston jo vetëm shopi, po zhytemi në tërë trashëgiminë e pasur tradicionale të zonave të ndryshme folklorike të vendit tonë.

I urojmë vetes që edicioni i ardhshëm i "Festës së Shopëve" të jetë një festë e vërtetë e shpirtit dhe identitetit të shopëve dhe të tregojmë me krenari se ne, shopët, jemi njerëz shumë të vlefshëm. "

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook /@ObshtinaElinPelin



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD