Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor.
Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me prodhuesin e pajisjes "Smartmatic". Kompania ka deklaruar se nuk ka gatishmëri ligjore për të operuar në Bullgari. Kjo është arsyeja se pse KQZ fton kompaninë "Shërbimet e Informacionit", e cila është përfaqësuese e autorizuar e "Smartmatic", për të negociuar dhe lidhur një kontratë.
Prokurimi publik do të zhvillohet përmes negociatave dhe jo me konkurs, kurse KQZ do të merret vesh edhe me "Ciela Norma".
Procedura argumentohet me nevojën urgjente për furnizimin e shpejtë të makinave dhe me kohën e shkurtër deri në zgjedhjet parlamentare.
Nuk ka kërcënim më të madh për Bullgarinë sesa propaganda ruse, tha Dr. Solomon Pasi, President i Klubit Atlantik në Bullgari. Pasi hapi konferencën “NATO-ja pas Hagës'25: Dimensioni Bullgar 2025 - 2035”, të mbajtur në Sofje, të organizuar nga Klubi..
Fermerët grekë në rajonin e Evrosit presin një zgjidhje përfundimtare afatgjatë me Bullgarinë për ujin e lumit Arda. Ende nuk ka një marrëveshje me Bullgarinë për furnizimin me ujë të rajonit të Evrosit, tha për mediat sindikata e fermerëve në..
Kompania serbe e naftës dhe gazit, “Naftna industrija Srbije” (NIS), njoftoi se bordi i drejtorëve të saj ka miratuar shitjen e degës së saj tërësisht në pronësi të kompanisë, NIS Petrol Bullgaria. Aktualisht NIS ka një rrjet prej 23 stacionesh..
Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas..
Kompania serbe e naftës dhe gazit, “Naftna industrija Srbije” (NIS), njoftoi se bordi i drejtorëve të saj ka miratuar shitjen e degës së saj tërësisht në..