Fëmijët mbi moshën 12 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid-19 me vaksinën e "Pfizer" / "Biontech", njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Për këtë qëllim prindërit duhet të plotësojnë një formular për pëlqimin e tyre të informuar.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, dr. Stojço Kacarov, tha në një takim me përfaqësuesen e re të UNICEF, Christina Dorothea de Bruin, "Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të provojmë gjithçka për t'i bindur njerëzit të vaksinohen." Sipas Ministrit, ne kemi të gjitha parakushtet për imunizim, por megjithatë mbulimi i vaksinimit të popullsisë në vend mbetet i ulët.
Nga ana e saj, Christina de Bruin tha se është e gatshme ta ndihmojë fillimin e një fushate informacioni në mbështetje të vaksinave. "Kjo është e nevojshme për shkak të sinjaleve alarmuese se madje disa profesionistë mjekësorë në Bullgari janë skeptikë rreth vaksinave," tha ajo.
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..