Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Korrjet parashikohet të jenë të mira, por kur do të ndalen shirat?

Foto: BGNES

Tanimë jemi në sezonin e verës, nga i cili në një shkallë të madhe varet se sesi do të jetë buka jonë gjatë vitit. Populli bullgar thotë “një ditë ushqen vitin” dhe kjo fjalë e urtë lidhet pikërisht me periudhën e korrjes, kur dikur familje të tëra bashkërisht kanë shkuar të korrin nën rrezet përvëluese të diellit. Por, kohërat ndryshojnë, sot puna në fushë është krejtësisht e mekanizuar dhe pavarësisht nga kjo ditët në fund të muajit qershor dhe në fillim të korrikut janë të përmbushura me një pritje të momentit, kur kombajnat do të hyjnë nëpër fusha. 


Periudha e korrjeve tek ne nuk është në një kohë për rajonet e ndryshme bujqësore, por që të gjithë në sektorin agrar janë të një mendimi se 10-15 ditët e ardhshme janë me rëndësi për rendimentin e grurit në vendin tonë. Aty, ku është më ftohtë, gruri akoma nuk është gati për t’u mbledhur, kurse shirat gjatë muajit qershor janë të favorshme për të mbjellat. Kombajnat janë gati dhe presin që shiu të pushojë, që të mund të hyjnë në fushat rreth komunave Kameno dhe Karnobat, në rrethin e Burgasit. Rendimenti sivjet është më i mirë  nga ai i vitit të kaluar, thonë fermerët vendas dhe kujtohen sesi  e gjithë industria pësoi humbje gjatë vitit të kaluar me thatësirë, kur rendimentet me grurë kanë qenë madje tre herë më të ulëta nga ato të zakonshmet.


Tani fermerët po shohin me shumë shpresë drejt rendimentit të ri. Thonë se do të duhet të ketë dy vjet me radhë me një rendiment të mirë, që të mund të mbulohen humbjet nga viti i kaluar. Sidoqoftë, reshjet e mëdha të shiut të një ose dy javëve të fundit janë një shqetësim për prodhuesit e drithërave rreth Burgasit. Këtu korrja e grurit dhe e elbit është zakonisht në fund të qershorit, kurse tani do të vonohet mesatarisht me 10-12 ditë për secilën prej kulturave. Shkaku - koha më e freskët për stinën dhe shiu i tepërt. “Elbi tek ne tanimë është pjekur, duhet që 2-3 ditë të mos të bjerë shi dhe kombajnat do të hyjnë nëpër fusha që të realizojnë korrjen” - thotë Ilia Prodanov, kryetar i  Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave "Markeli" në Karnobat: 

“Këto reshje të shiut janë një problem i madh, më në veçanti në qoftë se vazhdon të bjerë shi. Në periudhën kur piqen kokrrat, cilësia bie me çdo një shi. Fillojnë të mbijnë barishte dhe korrja bihet mjaft më e rëndë, do të kemi dhe humbje. Periudha është kritike për çdo një prodhues të drithërave. Duhet të pushojë së rëni shi, konkretisht në regjionin tonë, sepse në brendësinë e vendit temperaturat janë më të ulëta dhe kulturat piqen më ngadalë.”


Akoma është herët të mund të thuhet se si do të jenë rendimentet, por dhe nuk dihet sesi do të zhvillohet situata me çmimet blerëse, komentojnë nga industria. Pritjet janë të kenë rreth 300-350 kilogramë për një dynym, thotë Ilia Prodanov:

“Nuk do të përsëritet tragjedia e vitit të kaluar, kur kishte nga 50-100 kilogramë rendiment për një dynym në komuna të tëra. Shpresojmë se çmimet do të kompensojnë thatësirën. Vjet, gruri shitej për rreth 300-310 leva për një ton, kurse tani fermerët e kanë shitur në të gjelbër për 400 leva për një ton. Le t’i urojmë vetes një korrje pa avari dhe më e rëndësishmja - të mund të mbledhim atë, e cila është në fushë, sepse këto janë ditët më kritike për ne të gjithë. “


Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të reportazhit të Stefka Bakërxhievës, BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD