Në mes të qershorit, Muzeu Historik Rajonal në qytetin Bllagoevgrad/Bullgari Jugperëndimore/ vendosi të "hapë" edhe një herë dollapin me veshjet e bullgarëve nga e kaluara dhe të na tregojë historinë dhe transformimin e një prej rrobave më karakteristike të gruas bullgare nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX – të ashtuquajturën "saja".
Ekspozita "Saja e Zezë e Gorna Xhumajasë, transformimi dhe dekorimi" është “një projekt me një vazhdim”, siç e quan kuratorja e muzeut dr. Malinka Stamatova. Ai filloi me një sfilatë të sajave tradicionale, të cilat janë pjesë e koleksionit të muzeut dhe dhurata të qytetarëve. Ekspozita në muze përfshin gjithashtu video intervista me gra të moshuara që mbajnë kujtimin e bërjes së veshjes dhe përbën një lloj dialogu me brezin e gjysmës së parë të shekullit XX. Qëllimi i madh është realizimi i një filmi dokumentar, por çdo gjë fillon nga kjo veshje tradicionale bullgare – saja.
"Saja e zezë është një veshje e sipërme që mbulon këmishën. Nëse duhet të flas më konkretisht, prerja është e ngjashme me kaftanin oriental - thotë dr. Malinka Stamatova. - Në rajonin tonë kjo veshje ka mëngë të gjata, por ka variacione, ku mënga është e shkurtër. Është kureshtare se eksponatet që treguam në sfilatë janë bërë prej leshi, por në kohët më të vjetra ka pasur një saja të bardhë - për pushime dhe për verën – të cilën e kanë bërë prej liri, kurse më vonë prej pambuku.
Fjala "saja" në turqisht do të thotë "pjesë të sipërme", për shembull themi "saja e këpucës" – domethënë pjesa e sipërme e këpucës, ose thënë me fjalë të tjera saja është një veshje që është si “një lëkurë e dytë” për njeriun, sepse bullgari e ka veshur gjatë gjithë vitit në varësi të trashësisë së pëlhurës nga e cila është bërë. Këtu, në rajonin e Bllagoevgradit, njerëzit janë veshur me saja prej leshi edhe verën, për shkak të klimës malore, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të."
Një veçori tjetër e sajasë së Gorna Xhumajasë (Gorna Xhumaja është emri i vjetër i qytetit Bllagoevgrad), është ngjyra e saj. Ajo është mjaftë e errët në krahasim me të gjitha kostumet e tjera të kuqe që zakonisht i shohim në pjesët e ndryshme të vendit.
Një element i rëndësishëm në këtë kostum janë rripi i leshtë i zi ose i kuq. Përparësja zakonisht është e leshtë - e kuqe, me shirita ose me një larmi dekoratash. Në periudhat e mëvonshme përhapet përparësja e ërgjëntë, e cila përdoret kryesisht në festa. Kostumi festiv i Gorna Xhumajasë përmban të ashtuquajturat rripa me rruaza. Ato janë nga dekadat e para të shekullit XX - një fjongo prej kadifeje me elemente të qëndisura bimore me rruaza shumëngjyrëshe dhe disa kopsa, të quajtura mbretërore, për shkak të ngjashmërisë së tyre me një kurorë mbretërore. Saja si një kostum i grave u ruajt deri në mes të shekullit XX, kur gradualisht u zëvendlsua nga veshjet urbane me pamje evropiane. Malinka Stamatova sqaron se në fshatrat e larta malore sajën e kanë veshur deri në vitet 50 të shekullit të kaluar, pas së cilës e kanë zëvendësuar me një fund të bërë prej leshi të ashpër.
“Me sfilatën deshëm ta tregonim këtë transformim të veshjes gjatë viteve të kaluara. Sigurisht që stolitë kanë treguar statusin e vetë familjes – na shpjegoi zonja Stamatova.
Një video e sfilatës do të jetë pjesë e ekspozitës muajin tjetër në muzeun, ku mund të mësoni për historinë e "lëkurës së dytë" të grave të asaj kohe në Bullgarinë Jugperëndimore.
Më shumë hollësi për modën e bullgareve në fillim të shekullit të kaluar mund të lexoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BNR- BllagoevgradMe 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..