Më 24 qershor, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, Universiteti i Ri Bullgar /NBU/ po hap një librari dhe galeri "NBU në qendër". Hapësira e re do të promovojë veprimtaritë botuese të universitetit, si dhe punën e studentëve dhe pedagogëve të programeve artistike. Ideja erdhi nga kryetari i bordit universitar Veselin Metodiev, zv. Kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës /1997-1999/.
"Universiteti ynë është unik për faktin se kemi programe mësimore, të lidhura si me shkencën, ashtu dhe me artin," tha ai. "Ne universitetin tonë mund të studioni shkenca kompjuterike, psikologji, filozofi, teatër, histori, etj." Pikërisht kjo veçori e universitetit provokoi idenë për krijimin e një qendre kulturore:
"Ky është një vend ku njerëzit nga universiteti dhe miqtë e shkollës mund të takohen, të shkëmbejnë mendime ose të paraqesin një libër," vazhdoi z. Metodiev. Bëhet fjalë për aktivitete modeste karakteristike për universitetin tonë. Ne kemi trashëgiminë e një prej përkthyesve më të mirë të letërsisë antike greke - prof. Bogdan Bogdanov, themeluesi i universitetit. Në të njëjtën kohë, kemi autorë që merren me filozofinë e shekullit XX. Jemi krenarë për klasat master të profesorëve të nderit të cilët janë njerëz të njohur në shoqërinë tonë moderne. Midis tyre janë aktorja Cvetana Maneva, pianisti dhe kompozitori i ndjerë i xhazit Millço Leviev, këngëtarja e operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Ata të gjithë ndërtojnë imazhin shumëplanësh të universitetit, i cili do të paraqitet përmes qendrës ".
Ky vend do të funksionojë jo vetëm si një librari dhe hapësire arti për forma teatrale dhe muzikore dhe për punimet e studentëve të arteve plastike, por këtu do të paraqiten mundësitë për studim në universitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Ri Bullgar /NBU/, BGNESQyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata..