Më 24 qershor, Ortodoksia feston Lindjen e Shën Joan, Paraardhësit dhe Pagëzor të Zotit. Në kalendarin kishtar ka akoma disa data të tjera për një nderim ndaj kujtimit të shenjtorit, po kështu çdo e martë gjatë vitit i është kushtuar atij. Më 24 qershor është dhe një nga festat më të mëdha popullore bullgare - Dita e Enjos, kushtuar bimëve, ujit, diellit e të gjithë ritualeve për shëndet. E lidhim dhe me magjinë dhe hamendjen e dikurshme paramartesore me tufat e luleve. Emërtimi vjen nga modifikimi i emrit Joan -Ivan, Janjo, Enjo. Që aty dhe emërtimet e ndryshme në rajonet e veçanta Jenevden, Janovden, Ivanden, Ivëndën, Ivani i Verës e të tjera.
Besimi më i përhapur është se barishtet dhe bimët e këputura në ditën e Enjos, por para lindjes së diellit, kanë një fuqi të madhe shëruese. Herbalistët modernë, por dhe njerëzit, të cilët përdorin në ditët e tyre të përditshme bimë medicinale, me të vërtetë ngrihen në mes të natës dhe drejtohen ndaj vendeve të tyre të preferuara, që të mbledhin Bimët e Enjos. Një funksion shërues dhe mbrojtës ka dhe Kurora e Enjos, të cilën dikur vajzat e kanë thurur prej bimëve. Si dhe tufën, të cilën disa dhe sot mundohen që ta bëjnë. Sipas recetës popullore, ajo duhet të përmbajë 77 bimë e gjysmë. Kaq janë dhe sëmundjet - 77 janë ato të njohura, kurse “gjysma” është e panjohur. Mjekët popullorë dinë se cilat janë 77 bimët për sëmundjet e njohura, kurse gjysmën i këpusin me sy të mbyllura - një kërcell që bie rastësisht në duart e tyre. Tufa e Enjos thahet dhe ruhet, besohet se me të shërohen sëmundje nga më të ndryshmet. Në këngët popullore, të cilat e shoqërojnë traditën, shpeshherë heroi kryesor është Enjoja mitik, i cili është nisur për të mbledhur bimë.
Por kuptimi kryesor i festës është kujdesi për shëndetin njerëzor - një nga vlerat më të mëdha të bullgarit në të gjitha epokat historike.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..