Makinat për të votuar jashtë janë në dispozicion dhe dërgimi i 421 prej tyre tashmë filloi. Këtë e tha për bTV Cvetozar Tomov zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor. “Gjërat do të jenë të tensionuara deri në momentin e fundit. Ne jemi duke aplikuar një teknologji të re, kjo nuk ka sesi të mos krijojë tension. Votimi jashtë ka një dyfishim”, tha Tomov.
Ai përcaktoi si një hipotezë të pakonfirmuar që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet për kryetar bashkie në Bllagoevgrad ishte për shkak të votimit me makineri. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në këtë qytet u imponuan pasi gjykata vendosi largimin e inxhinierit Rumen Tomov fitues në zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2019 për shkak regjistrimit të pashlyer të një tregtari të vetëm. Zëdhënësi sqaroi se kur ndihmojnë votuesit, anëtarët e komisionit të seksionit mund të qëndrojnë dy metra para tyre pa pasur shikueshmëri në ekran dhe pa bërë pyetje në lidhje me informacionin e votimit.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..