Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 gradë reagimi ofron plani për luftimin e koronavirusit

Prof. Dr. Mira Kozhuharova
Foto: BGNES

Plani i veprimit kundër valës së re të Covid-19 aplikon kritere për zbatimin e masave specifike anti-epidemike, sipas numrit të të infektuarve për 100 000 njerëz, bëri të ditur për programin Horizont të BNR këshilltarja e Ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Mira Kozhuharova. Plani bën thirrje që mjekët e përgjithshëm të përfshihen në mënyrë operative kundër luftimit të sëmundjes, sepse shumica dërrmuese e të infektuarve trajtohen në shtëpi.

Sipas Kozhuharovës, të gjithë fëmijët duhet të kthehen në shkollat në vjeshtë. "Nëse varianti delta përhapet, ndoshta do të jetë e nevojshme të kthehemi në disa masa më të rrepta. Ambientet dhe hapësirat publike do të mbyllen vetëm si një mundësi e fundit në rast se ka mbi 9 000 njerëz në spitale.

E gjithë ko bazohet në faktin se njerëzit do të vaksinohen dhe se të paktën 1/3 prej bullgarëve e kanë kaluar sëmundjen, shpjegoi Kozhuharova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD