Zhvillimi i Bullgarisë, bashkëpunimi rajonal, e ardhmja e Evropës dhe roli i të rinjve në jetën publike dhe politike u diskutuan në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe 40 të rinj nga katër vende - Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia Veriore.
Ata janë pjesëmarrës në forumin ndërkombëtar "Rinia aktive për shoqëritë e prosperuara", organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikës "Dimitër Panica". Qëllimi i forumit është të promovojë bashkëpunimin rajonal midis të rinjve dhe të zhvillojë aftësitë e tyre drejtuese.
Jotova theksoi se Bullgaria është ndër mbështetësit më të mëdhenj të së ardhmes evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ajo kujtoi se gjatë Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së vendi ynë ktheu në agjendën evropiane çështjen e integrimit evropian të Ballkanin Perëndimor.
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..