Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti është bujar ndaj prodhuesve të mjaltit, të paktën tani për tani

Bletarët presin rendimente të mira dhe çmime të larta blerjeje për produktet e tyre

Foto: Kostadin Atanasov

Pranvera e vitit 2021 në Bullgari qe e ftohtë dhe e lagësht, kurse vеra sikurse disi u vonua, por hyri me temperatura të larta dhe reshje të mëdha shiu. Dhe nëse kjo për njerëzit ishte më tepër një anomali, del se periudha ka ofruar një shans të artë dhe kushte të shkëlqyera për sekretimin e nektarit të bletëve. Sasia e  mjaltit të marrë nga kullotat e para të bletëve gjatë vitit është në një nivel të mirë - deklaroi Rostisllav Rashev, kryetar i Shoqërisë së bletarisë ”Lipa” (Bliri). Prognozat janë të mira, kurse prodhuesit janë optimist për sasitë e mjaltit dhe për realizimin e tyre në treg:

“Kemi një rritje të çmimit me shumicë. Sivjet rritja është me rreth 30% për mjaltin prej akacie. Një rritje serioze të çmimit ka dhe për mjaltin prej kolzë vajëse - sqaron Rostisllav Rashev, i cili kujdeset për rreth 400 koshere. Një pjesë e madhe prej nesh shesin si me shumicë kështu dhe me pakicë. Por, nuk mund t’i lejojmë vetes të rrisim çmimin me pakicë me rreth 30%. E dimë se blerësit nuk janë me mundësi të mëdha për të paguar dhe nuk do të mundim të bëjmë një rritje të tillë të çmimeve, por mbase me 1 levë e ca do të rritet çmimi me pakicë.”

Pas kullotjes së akacies në pranverë, tani bletët mbledhin nektar prej bimëve dhe nga luledielli, sqaron Kostadin Atanasov, për të cilin bletaria është një pasion, por më tepër si një hobi. Bletorja e tij është e përbërë prej rreth 20 koshere rreth qytetit të Bullgarisë Veriore Jabllanica, në rajonin e malit Stara Pllanina, në një  lartësi relativisht të madhe mbi nivelin e detit prej rreth 750 metrave.


Thotë se viti i kaluar ka qenë katastrofik për prodhuesit e mjaltit, të cilët arritën të nxjerrin nga 4-5 kilogramë prej një koshere, gjatë një rendimenti mesatar normal prej 25 kilogramë. Viti 2021 jep një deklaratë  të jetë tepër bujar ndaj bletëve dhe punës së bletarëve.

“Për fat tek unë gjatë dimrit nuk kishte asnjë lloj vdekshmërie. Ajo qe rreth 5%, derisa tek kolegët, humbjet e familjeve të bletëve arritën deri më 70-80%. Kjo sipas tyre i dedikohet kryesisht një sëmundjeje parazitare, të quajtur varoatozë - një lloji rriqre, e cila sulmon dhe i asgjëson bletët. Sipas të tjerëve, një ndikim ka dhe spërkatja nga ana e prodhuesve të mëdhenj të drithërave, por për fat, në rajonin tim prodhimi i grurit është i përhapur më dobët.”

Por, gjithsesi sfida në bletari nuk mungojnë - tregon akoma Atanasov dhe jep një shembull me roitjen e kolonive të bletëve, të cilat u shfaqën në pranverë:

“Askush nuk mund të shpjegojë përse këtë vit është kaq drastik, por padyshim që do të ndikojë mbi rendimentet gjatë muajve të ardhshëm. Roitja e bletës paraqet largimin e një pjese të familjes së bletëve, bashkë me  bletën e vjetër nënë. Kjo e prish strukturën e zgjoit dhe duhet shumë kohë që të rinovohet potenciali i plotë në koshere. Në këto raste humbjet për bletarin janë pothuajse 100%”

Kostadini merret me bletari mezi prej 3 vjetëve, ndjek me kureshtje çdo gjë në sektor dhe merr mësim nga njerëzit me një përvojë më të madhe.


“Kjo veprimtari të shkëput nga realiteti. Hyn në një botë shumë më të ndryshme, ku shikon se çdo gjë është e organizuar në mënyrë të rreptë e të përpiktë. Bletët janë qenie shumë inteligjente dhe tanimë do të mësojmë gjithnjë e më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Kostadin Atanasov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD