Më se 70 për qind e stafit në vetëm 4 për qind të shkollave dhe 3 për qind të kopshteve në Bullgari është i vaksinuar kundër Covid-19. Në 2/3 e shkollave dhe në ¾ të kopshteve personeli i vaksinuar është nën 30 për qind, konstaton një sondazh i Ministrisë së Arsimit nga fillimi i korrikut.
Vaksinimi i punonjësve në kopshte dhe shkolla është thelbësor për procesin mësimor në dhomat e klasës në vjeshtë. Kjo është arsyeja pse ministria po fillon një fushatë informacioni për vaksinimin në sistemin arsimor. Shkollat ku 70 për qind nga personeli do të jetë i vaksinuar do të marrin një dëshmi për kontribut në mbrojtjen e shëndetit shoqëror. Mësuesit e imunizuar do të marrin 2 ditë leje të paguar shtesë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..