Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundon fushata parazgjedhore – çfarë të presim?

9 korriku është dita e fundit për agjitacion para zgjedhjeve të parakohshme ditën e diel

Foto: BGNES

Po përfundon një fushate e dobët paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Arsyet për këtë janë si karakteri i parakohshëm i zgjedhjeve në sezonin e pushimeve, ashtu dhe paratë e shumta të harxhuara nga partitë në fushatën e pranverës. "Ne ishim në një fushatë paraelektorale për kaq shumë kohë se tashmë ajo nuk na bën përshtypje. Kam ndjenjën se ajo ka filluar që nga fillimi i vitit", tha gazetarja Mira Baxheva. Politologu Georgi Kirjakov e vë theksin te kanalet e ndryshme për kontakt me votuesit:

"Këto janë kryesisht rrjetet sociale, ku reklamat kanë tarifa shumë të ulëta, turnetë në të gjithë vendin dhe takimet me votuesit. Përveç kësaj, shumë prej njerëzve tashmë kanë vendosur për kë do të votojnë. Kështu qe nuk është e nevojshme që partitë t'i bindin, "vuri në dukje ai para BNR-Stara Zagora.

Një anketë ndër banorët e qytetit  tregoi qëndrimin e vërtetë të votuesve ndaj politikanëve dhe premtimeve të tyre parazgjedhore:

"Nuk më ndikojnë shumë. Unë jam mjaft neutral ndaj fushatave parazgjedhore të të gjithëve" - tha Vasill. "Janë shumë të mërzitshëm, flasin gjëra të përbashkëta dhe mesazhet e tyre nuk mund të arrijnë tek unë," shtoi Georgi.

Georgi Kirjakov

Megjithatë, sipas Georgi Kirjakovit pas zgjedhjeve do të formohet kabinet. Ai përvijoi dy hipoteza:

"Ka të ngjarë që të ashtuquajturat  "parti të protestës" bashkë me një nga partitë e mëdha të statukuos të formojnë shumicë. Sipas hipotezës së dytë qeveria teknike do të vazhdojë mandatin e vet si qeveri e rregullt, me pëlqimin e palëve të protestës dhe të përfaqësuesve të partive të statukuos. Kështu shmanget mundësia që partitë parlamentare të marrin përgjegjësinë e plotë për një dështim të mundshëm të qeverisjes". Këtë tezë e mbështet gjithashtu politologu Dimitër Ganev:

Dimitër Ganev

"Nuk ka dyshim se kjo do të jetë një qeveri e ekspertëve. Përfaqësuesit e partive do t'i paraqesin njerëzit e tyre jo si anëtarë të partisë, por si ekspertë në një sferë të veçantë".

Rezultatet e zgjedhjeve duken pothuajse të paparashikueshme, thotë psikologja politike Antoaneta Hristova. Për mendimin e saj, për këtë janë përgjegjës disa faktorë. Nga njëra anë, kjo është veprimtaria e qeverisë teknike dhe rezultatet e punës së saj.

"Lajmet dhe ngjarjet e përditshme të lidhura me veprimet e qeverisë së përkohshme shkaktojnë reaksione më të ndryshme - indinjatë, dëshirë për t'u përgjigjur, dhe gjithçka tjetër mbetet në planin e dytë, të tretë dhe të pestë ".

Një faktor tjetër që e bën të pamundur vlerësimin real të qëndrimeve të votuesve është puna në rrjetet sociale të të ashtuquajturave – "Trollë në internet". Ata kryejnë me sukses detyrën e tyre duke e shtrembëruar shumë informacionin dhe përkatësisht realitetin për përdoruesit individualë.

Antoaneta Hristova

Sipas Antoaneta Hristovës, përveç polarizimit mes njerëzve, një ndikim negativ do të ketë edhe votimi me makina, i aplikuar me ndryshime në Kodin Zgjedhor nga Legjislatura e 45 e Kuvendit Popullor.

"Të gjithë u përpoqën të minimizonin pjesëmarrjen e votuesve. Një shembull i kësaj janë të moshuarit. Sistemi i votimit nuk supozon një dëshirë për pjesëmarrje nga ana e tyre, por krijon pengesa dhe frikë. Prandaj unë mendoj se është e mundur që të ketë një aktivitetit më të ulët në zgjedhje".

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BNR, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD