Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë të domosdoshme projekte me potencial të qëndrueshëm në të cilat të investojë fondi “Tri Dete”

Bullgaria i dorëzoi Letonisë rolin udhëheqës në nismën politike

Foto: ЕPA/BGNES

Konektiviteti në shkencë, arsim dhe inovacionet ishin theksat në presidencën bullgare të “Tri Deteve”. Iniciativa tani është mjaftë e njohur si në regjionin e vendeve anëtare, ashtu edhe në përmasë globale, tha presidenti Rumen Radev, organizator i Samitit të gjashtë që u mbajt në Sofje. Ai mbaroi me një deklaratë të udhëheqësve shtetërorë të 12 vendeve pjesëmarrëse nga areali gjeografik midis Adriatikut, Baltikut dhe Detit të Zi. Në dokument deklarohet vullneti politik i shteteve për të punuar për zhvillimin e përshpejtuar të regjionit. Në takim u arrit marrëveshje midis agjencive për inkurajimin e investimeve të vendeve pjesëmarrëse.

“Zbatimi i projekteve prioritare të Iniciativës së “Tri Deteve” do të ndryshojë rrënjësisht situatën në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit tonë dhe shoqërisë në tërësi. Zhvillimi i vazhdueshëm i këtyre projekteve - nëntëdhjetë në 2021, tregon nivelin e ambicieve tona”, theksoi Radev.

12 shtetet të bashkuara nga Iniciativa “Tri Dete” kanë në dispozicion një kapital nga afro 5 miliard euro në kuadrin e një Fondi Special të Infestimeve. Fondi pritet të gjenerojë investime në vlerë prej 100 miliardë eurosh. Prandaj, tema se si të alokohet më mirë ky burim në sektorët prioritarë për iniciativën - transport, energji dhe digjitalizim, ishte në qendër të diskutimit brenda forumit sot. Konkluzioni është se projektet që paraqiten për kapital para fondit duhet të jenë me potencial të qëndrueshëm për zhvillim gjë që të garantojë rikthimin afatgjatë të investimeve. Cilat janë sfidat kryesore para tërheqjes së kapitalit të ri në këtë fond?

“Mbi të gjitha besimi - është kategorike kryetarja e Fondit të Investimeve të Iniciativës së “Tri Deteve” Beata Dashinska-Muzichka. - Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t'u shpjegojmë investitorëve privatë se çfarë rregullash do të përdorim për të ndërtuar këtë fond, si dhe për çfarë financimi do të jepet. Një tjetër gjë e rëndësishme për një investitor privat është të ketë qasje në fondet për të gjithë rajonin - jo për secilin vend veç e veç.”

Menaxherja e fondit të investimeve të “Tri Deteve” theksoi se nuk ka mungesë parash në botë, por ka një mungesë të projekteve. Kjo u bë e qartë nga bisedimet e saj me financierë nga Kanadaja, Finlanda, Japonia dhe Koreja e Jugut.

“Ne inkurajojmë dhe ftojmë këdo që ka para dhe dëshiron të investojë ta bëjë këtë në këtë fond investimi. Ai ofron mundësi të mëdha investimi nga e gjithë bota.”

“Ky lloj investimi publik dhe privat, për të cilin po flasim, jo ​​vetëm që sjell me vete një rritje më të madhe, por mund t’i bëjë punëtorët më produktivë, dhe kështu të mbështesë rritjen në plan afatgjatë - tha gjatë diskutimit Zëvendës Kryeministri për Menaxhimin e Fondeve Evropiane Atanas Pekanov. - Ne e dimë që pas një krize ekonomike, shpesh ka një periudhë amullie në sektorin publik dhe privat, veçanërisht kur bëhet fjalë për infrastrukturën.

Vendet anëtare të Iniciativës “Tri Dete” janë të lidhura ngushtë, falë tregtisë. Sidoqoftë, nevojitet më shumë punë në drejtim të konektivitetit digjital, transportues dhe energjetik”, shtoi Pekanov.

Një tregues i drejtimeve në të cilat po investon fondi pranë iniciativës “Tri Dete” është informacioni që në fillim të qershorit ai fitoi një pjesë të konsiderueshme nga një kompani austriake, aktiviteti i së cilës lidhet me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme. Ndër pasuritë në pronësi të kompanisë është një park diellor në Bullgari, pranë fshatit Karaxhallovo në rajonin e qytetit Përvomaj.


Në një ceremoni në Pallatin Kombëtar të Kulturës, Presidenti Rumen Radev dorëzoi flamurin e nismës homologut të tij letones. “Shtetet e "Tri Deteve" duhet të jenë të bashkuar në mbrojtjen e përparësive të rëndësishme”, tha kreu i shtetit bullgar, duke vënë theksin mbi forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Digjitalizimi dhe tërheqja e më shumë investimeve në regjion do të jenë ndër prioritetet e Rigës, tha presidenti i Letonisë Egills Levits.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD