“Votova për një shtet që i përket interesit të shoqërisë”, tha Presidenti Rumen Radev pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar. Ai shprehu shpresë se partitë do të shfaqin përgjegjësi dhe konstruktivitet për të përmbushur pritjet e qytetarëve. Presidenti theksoi se gjëja më e rëndësishme sot është që bullgarët të dalin dhe të votojnë. “Kjo nuk është vetëm një masë për të kapërcyer çdo orvatje për të ndryshuar votën tonë, kjo është një mënyrë për të kuptuar se nëse duam të kemi një qeveri dhe parlament legjitim dhe të qëndrueshëm, duhet t’i bëjmë të tillë”, tha kreu i shtetit. Ai shtoi se pret që ndryshimet e filluara drejt së mirës të jenë të pakthyeshme.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..