Emill Nejkov triumfoi në Kampionatin Botëror të Kanotazhit për të rinj deri në 23 vjeç që u zhvillua në Raçice të Çekisë. Garuesi i ekipit “Akademik” Sofja realizoi një sprint fenomenal përfundimtar në disiplinën skif. Në pjesën e dytë të distancës nga 2000 metra ai arriti të ngjitet nga vendi i katërt deri në ьtë të parë. Në këtë mënyrë ai fitoi medaljen e artë.
Me një kohë 06:56.72 ai u radhit me 2 sekonda para polakut Pjotër Pllominski.
Emill Nejkov është bir i kampiones së fundit olimpike bullgare të skifit Rumjana Nejkova.
Llazar Penev fitoi medaljen e bronztë në finalet e skifit në kategorinë e lehtë gjithashtu në 2000 metra.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..