Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ iu përgjigj akuzave të partisë GERB për vonim të rezultateve të zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, fletët e votimit nga seksionet janë përpunuar 100%. Lidhur me votimin jashtë vendit - atje rezultatet u përpunuan shpejt, megjithë numrin më të madh të seksioneve, tha zëdhënësja e KQZ Rosica Mateva për BNT.
Ne e kryem punën tonë si në vitet e mëparshme dhe si kolegët e tjerë nga KQZ-ja. Më 12 korrik, deri në orën 5.50 pasdite, të gjitha komisionet ishin përpunuar dhe ato ishin gati 800. Pati një vonesë sepse fletët kaluan nëpër një kanal sigurie dhe u kontrolluan nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare dhe më pas shkuan në shërbimet e informacionit. KQZ-ja siguron se ata do të shpallin rezultatet zyrtare me kohë, dhe bashkë me ta edhe mandatet për Parlamentin e ardhshëm.
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..