Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

0.4% janë të infektuarit rishtas me Covid-19 pas 17 787 testeve të kryera

Foto: EPA/BGNES

74 janë të infektuarit rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 0.4% e 17 787 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica - 24 persona, janë të regjistruar në Sofje. Në 5 rrethe - Vraca, Montana, Pernik, Haskovo dhe Shumen, nuk ka të infektuar. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7823. 738 pacientë janë të shtruar në spital. 94 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 10 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 114 persona u shpallën të kuruar. 11 918 u vaksinuan të martën. Dozat totale të vendosura janë 1 872 907. 857 507 njerëz kanë përfunduar imunizimin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD
Deljan Peevski

DPS “Fillimi i Ri” po largohet nga familja e liberalëve europianë

DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..

botuar më 24-12-23 12.56.MD