Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.
Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..