Mungesa e një funksionimi të plotë të rajonit "Jashtë vendit" është ndër arsyet për pjesëmarrjen më të ulët elektorale jashtë shtetit, tha Dimitër Dimitrov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për BNR. "U krijuan kushte teknike - makineritë për votim masiv, por nuk kishte dëshirë të mjaftueshme. Ka një rritje vetëm të votimit në Turqi, por nuk u realizuan parashikimet dramatike. Rreth 7 000 njerëz më shumë votuan në Turqi.
"Përfundimet e rezultateve jashtë vendit janë se nuk mjafton për të krijuar kushte. Duhet të dërgohen mesazhe dhe të propozohen zgjidhje për të zgjuar votuesit", tha Dimitrov. Problemi natën e zgjedhjeve me protokollet nga jashtë është organizativ dhe administrativ - në një periudhë shumë të shkurtër kohe përpunohet një sasi e madhe. Secili dokument duhet të përpunohet nga të paktën 2 anëtarë të KQZ-së, shpjegoi komisioneri.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..