Më të vetmuar, më të vëmendshëm në lidhjet emocionale, por akoma të përgjëruar për intimitet. Pasojat e dukshme dhe traumat nga largimi njëri nga tjetri na shtyjnë të drejtojmë pyetje të shumta. Sa gjatë pas kulmit të verës do të mbajmë iluzionin e një kthimi gjoja te "normaliteti"? Në çfarë përmasash do të qëndrojnë lidhja, përkrahja dhe ndjeshmëria? A do të mund të kthejmë jetën e mëparshme?
“Kur kalojmë një kohë të gjatë në një izolim të brendshëm emocionues, në një moment ne sikur mësohemi me të – thotë psikoterapeuti Ognjan Dimov. Por kjo është shumë e rrezikshme, meqenëse traumat e mëdha të brendshme nga e kaluara dhe mangësitë emocionale fillojnë të dalin në sipërfaqe. Dhe del se jemi vetëm me problemet tona të brendshme, në themelin e të cilave në fakt qëndron nevoja jonë prej një komunikimi. Kështu, të mbyllur në një rreth të mbrapsht emocional, në praktikë shumë vështirë mund të gjejmë rrugëdalje”.

Cilat grupe njerëzish do të dalin me më shumë trauma psikike nga epidemia?
“Më tepër më befasoi se adoleshentët dolën më tepër të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh në botën sociale - përgjigjet analizatori psikik. Por, kjo është e shpjegueshme, sepse në vitet e tyre ndërtohen dhe formohen kontaktet më të rëndësishme, kurse ato qenë të kufizuara. Sa u përket njerëzve të cilët janë në një moshë aktive, ata sikurse nuk qenë gati të takohen e të ndeshen me këtë, të cilën e kanë lënë në një plan të pasmë - lidhjen me partnerin, lidhjen e vërtetë emocionuese me fëmijët dhe e kuptuan se nuk ka sesi të vazhdojnë të simulojnë. Aq më tepër se shumica e llogarisin lidhjen me partnerin dhe me fëmijët më tepër sasiore, dhe jo si një aftësi për t'u përkushtuar kontaktit.”

Sipas Ognjan Dimovit, njerëzit më të moshuar - të cilët e vëzhgojnë botën kryesisht përmes dritares së shtëpive të veta, mbajnë mbi supe ndjenjën e vetmisë më të madhe. Prandaj dhe problemet e tyre të dikurshme dhe mungesat emocionuese i prekin. Por, pavarësisht nga fakti se nga cili brezi jemi, që të gjithë ne tregojmë se vështirë e përballojmë izolimin dhe kontrollimin e frikës të mos të mbetemi vetëm.

“Shumë vështirë do të fillojmë të hapemi, sepse grumbulluam frikësime të shumta ndaj tjetrit - vazhdon psikoterapeuti në provën e tij të mund të parashikojë jetën “pas”. Derisa përpara epidemisë kemi komunikuar në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme dhe pa dallim, gjatë vitit të fundit qemë të detyruar të vëmë një distancë dhe frikësimet mbizotëruan. Kurse kjo do të thotë vetëm një gjë - se vështirë i kemi përballuar frikësimet e vogla të përditshme në situatën e zakonshme.
Prandaj dhe nëse nuk gjejmë mënyrë të fusim arsye në atë që rastis, nëse nuk gjejmë kurajën të hapemi ndaj tjetrit dhe të vazhdojmë jetën tonë në një mënyrë normale - sepse njeriut i është dhënë të jetë i angazhuar nga ana sociale dhe i lidhur, e gjithë kjo mund të ndikojë keqësishtë mbi psikikën tonë dhe në përgjithësi mbi jetën tonë.”

Kur një ditë maskat bien fjalë për fjalë, do të na nevojitet përsëri të mësohemi me mjeshtëri sociale. Dhe për më tepër të mos të kemi frikë nga një lidhje emocionale, nënvizon specialisti.
Sado që të mbyllemi pas mureve prej qelqi, duke u munduar ta kthejmë shtëpinë tonë në një kështjellë, sado që të izolohemi, nuk do të mundim të çrrënjosim nevojën e një afërsie. Prandaj psikoterapeuti na këshillon; “Është mirë të mendohemi sesi mundet të mbrohemi, duke marrë përsipër rrezikun nga komunikimi, në vend që të heqim dorë në përgjithësi nga komunikimi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, RKB-Varna, Pixabay
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..